Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, nesër viziton Tiranën

491
Ministri i Brendshëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière, mbërrin nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme, ministri gjerman do të pritet në ora 12:00 nga Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe do të ketë takim mes 2 delegacioneve.
Ndërsa në orën 13:05 do të ketë një konferencë për shtyp të dy ministrave në sallën e konferencave te Garda e Republikës. Gjatë kësaj vizite, ministri gjerman do të takojë edhe kryeministrin Edi Rama.
Sigal