Ministri Gjiknuri, pazare me 25 koncensione, në zyrë firmos bllokime, në terren lejon punime

856
Sigal

Vendimet e ERE, bllokuar me letrat “Gjiknuri”, lejuar me heshtjen “Gjiknuri” dhe 14 HEC-e të bllokuar në letra, por jo në terren

Në zyrën e Edi Ramës, janë dërguar këto ditë disa fotografi “speciale” në versionin print, në të cilat personazh kryesor është ministri i Energjisë e Industrisë Damian Gjiknuri, duke drekuar e darkuar në restorante luksoze “punësh” të pista, që gjenden “jashtë Tirane” dhe “jashtë Shqipërisë”, shoqëruar me “bosë” të botës shqiptare e asaj rajonale, të koncensioneve monopoliste të energjisë, hidrocentraleve, karburanteve dhe ekonomisë shqiptare, të përfituara gjatë 8 viteve 2005-2013, si pjesë e klanit politik, shoqëror, familjar, klanor, klientelistë e madje, mafioz të ish-pushtetit të PD. Sipas burimeve tona, Kryeministri Rama e ka thirrur ministrin Gjiknuri, i cili me marifete prej ‘urithi’ e ‘skuthi’ pazaresh anti-programore të qeverisjes “Rilindja” e antiligjore, po luan rolin privat të “sekserit” të vazhdimësisë së koncesioneve në sektorin e energjisë e madje edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë e shërbimeve publike shqiptare, duke u përpjekur të lejojë aktivitetin në këto koncensione në favor të kompanive dhe individëve që i kanë përfituar ato, me pazare nga ish-pushteti. Një nga marifetet që po përdor ministri “urith” Damian Gjiknuri, për të cilin thuhet se, “ha si ariu” e bën sikur nuk “ha as si miu”, është loja me bllokimin e shfuqizimin fals dhe lejimin faktik të aktivitetit ndërtues e prodhues të disa koncensioneve në fushën e energjisë, konkretisht të ndërtimit të hidrocentraleve. Kjo lojë e “avokatit” të koncensioneve anti-ligjore, po shërben si argument i plotë i shqiptarëve, për të përfolur e denoncuar ne media dhe rrjetet sociale, faktin që qeveria “Rilindja”, nuk po i përmbahet premtimit të saj programor dhe mbi të gjitha zbatimit ligjit për të anuluar gjithë koncensionet e dhëna me klientelizëm e procedura të paligjshme, veçanërisht në vitet 2012-2013 në fushën e prodhimit të energjisë elektrike me hidrocentrale. Sot po ndalemi, në dy raste, të cilët provojnë lojën që po bën ministri “urith” e “pazarxhi” Damian Gjiknuri me bllokimin me letra dhe  lejimin faktik të disa koncensioneve.

 Ja 11 vendime të ERE, bllokuar me letrat “Gjiknuri”, lejuar me heshtjen “Gjiknuri”

 Rezultoi shou dhe tallje e plotë me shqiptarët dhe luftën anti-korrupsion, skandali që u zbulua prej ministrit “anti-korrupsion” Damian Gjiknuri, në ditët e para kur ishte “nuse e re” në qeverisje, konkretisht më 2 nëntor 2013, lidhur me 11 lejet e paligjshme të ndërtimit të hidrocentraleve në disa lumenj të Shqipërisë, dhënë prej ish-drejtorit të komanduar të ERE, Shkëlqim Bozgo. Me bujë mediatike, me deklarata të “egra anti-korrupsion e pro ligj” lëshuar prej ministrit Gjiknuri, u bë publik bllokimi dhe shfuqizimi i këtyre 11 lejeve, me fuqi zbatuese datën 20 nëntor 2013. Sipas vendimit të ERE, drejtori i komanduar i Entit Rregullator të Energjisë ka firmosur 11 vendime për licencimin e kompanive për ndërtimin e hidrocentraleve, duke shpërfillur vendimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, për rishqyrtimin e të gjithë lejeve koncensionare. Këto 11 leje licencimi të lëshuara në kundërshtim me ligjin, procedurat dhe vendimin e qeverisë për bllokimin e dhënies së lejeve të reja, janë bllokuar prej ministrit Gjiknuri, por vetëm në letra, mbasi praktikisht e faktikisht, ato vazhdojnë punën. Ja vendimet, për licencimet e ndërtimit të HEC-ve për prodhimin e energjisë, bllokuar nga ministri “anti-korrupsion”  Damian Gjiknuri 1 vit më parë, por lejuar në heshtje po prej Gjiknurit, që të vazhdojnë aktivitetin e tyre. Se përse, këtë e di ministri Gjiknuri, ne dimë vetëm faktin, që nuk ka asnjë vendim sipëror qeverie, apo gjykate për t’i zhbllokuar këto leje.

 Vendim i ERE nr. 84

Për fillimin e procedurave për licencimin e shoqërisë “Zall Herr Energji 2011” sh.p.k. në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Cekreze 1” dhe “Cekreze 2

 Vendim i ERE nr. 85

Për fillimin e procedurave të licencimit të shoqërisë “Zall Herr Energji 2001” sh.p.k. në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike

 Vendim i ERE nr. 86

Për fillimin e procedurave të shqyrtimit të aplikimit të shoqërisë “Zall Herr Energji 2011” sh.p.k. për kualifikimin e impiantit prodhues për HEC-et “Cekrez 1” dhe “Cekrez 2” si burim i rinovueshëm energjie

 Vendim i ERE nr. 87

Për fillimin e procedurave për licencimin e shoqërisë “Hidrocentrali Qarr & Kaltanj” sh.p.k. në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Qarr” dhe “Kaltanj

 Vendim i ERE nr. 88

Për fillimin e procedurave të shqyrtimit të aplikimit të shoqërisë “Hidrocentrali Qarr & Kaltanj” sh.p.k. për kualifikimin e impiantit  prodhues për HEC-et “Qarr” dhe “Kaltanj” si burim i rinovueshëm energjie

 Vendim i ERE nr. 89

Për licencimin e shoqërisë “Shutina Energji” sh.p.k. në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Shutine”

 Vendim i ERE nr. 90

Për modifikimin e licencës së prodhimit të energjisë elektrike të shoqërisë “DN & NAT Energji” sh.p.k. me nr. 128, seria PV11P, lëshuar me vendim të Bordit të Komisionerëve të ERE

 Vendim i ERE nr. 91

Për licencimin e shoqërisë “Snovv Energy” sh.p.k. në aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike

 Vendim i ERE nr. 92

Për kualifikimin e impiantit prodhues për HEC “Koka 1”, të shoqërisë “Snovv Energy” sh.p.k. si burim i rinovueshëm energjie

 Vendim i ERE nr. 93

Për licencimin e shoqërisë “Dans Energy Albania” sh.p.k. në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike

 Vendim i ERE nr. 94

Për kualifikimin e impiantit prodhues për HEC “Shutine”, të shoqërisë “Shutina Energji” sh.p.k. si burim i rinovueshëm energjie.

Ministri që bën shou: 14 HEC-e të bllokuar në letra, por jo në terren

 Vetëm dy muaj më parë, konkretisht më 25 korrik 2014, ministri Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, pas një kontrolli të ushtruar në terren, ka konstatuar shkelje të bazës ligjore e teknike në një grup koncensionar HEC-esh, që ndërtohen në disa zona të vendit. konkretisht, në këto koncensione HEC-esh, janë konstatuar shkelje të tilla:

– Fillim punimesh e marrje leje koncensionare, pa krijim shoqërie koncensionare dhe pa regjistrim në QKR, pra punime me licenca firmash fermerësh e import-eksporti drithërash e qendrash diskografike.

– Nuk kanë paraqitur projektet e zbatimit dhe miratimin e tyre në institucionet përkatëse të specializuar.

– Vonesa të theksuara në zbatimin e afatit kohor të kontratës koncensionare.

– Amendime të shpeshta të kontratave dhe në shumë raste, transferim kuotash pa miratimin e Autoritetit Kontraktor.

– Mos përfshirje të vërejtjeve apo propozimeve, për përmirësimin e kushteve dhe klauzolave të kontratave të paraqitura nga organet e oponencës teknike, apo institucionet e tjera, gjatë fazës së miratimit të projekt-vendimeve në Këshillin e Ministrave.

Mbi bazën këtyre shkeljeje teknike, tatimore, dokumentare e ligjore, ministri Gjiknuri  bllokoi 14 koncensione hidrocentralesh. Në dosjet e ministrisë se Energjisë dhe Industrisë, këto koncensione prej 2 muajsh figurojnë me punime të bllokuara me vendimin “Gjiknuri”, në fakt në objekte punohet intensivisht pa u ndalur puna asnjë ditë. Siç thuhet, ministri “anti-korrupsion” Damian Gjiknuri, ose ”urithi i pazareve e ryshfeteve”, siç e kanë etiketuar kolegët ministra, deputetë e politikanë në qeveri e në PS, ditën nga kolltuku ministror firmos bllokime koncensionesh e punësh anti-ligjore sa për shou mediatik, ndërsa i lejon ato faktikisht me heshtjen dhe mos veprimin e tij, për t’i bllokuar e anuluar realisht. Ja 14 HEC-e të bllokuar në letra prej ministrit Gjiknuri, por jo në terren.

1. HEC Egnatia

2. HEC Qytezë

3. HEC Domaj

4. HEC Steblevë

5. HEC Tucep 2

6. HEC Labinot Mal

7. HEC Gomsiqe 1,2

8. HEC Sheba 1,2,3,4

9. HEC Bënçë dhe Tepelenë

10. HEC Qafëshuli 1,2,3,4, Sheja e Librazhdit

11. HEC Nishova 1,2

12. HEC Shkalla Cërrujë, Plesha, Bënji 1,2 dhe Klos

13. HEC Stojan

14. HEC Dobjat, Menkulas

Përparim HALILI