Minishengeni një fatkeqësi / Osmani: Nuk kemi asnjë dokumentacion për këtë inisiativë

263
Sigal

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi si një fatkeqësi Minishengenin Ballkanik, ndërsa u shpreh se Edi Rama bindi kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për marrëveshjen.

Osmani shtoi se akoma flitet dhe se nuk ka një dokument për Minishengenin dhe se me Kosovën askush nuk është konsultuar më parë.

“Kam akoma të njëjtin qëndrim për mini-shengenin. Do ta përsëris të njëjtën gjë edhe nesër. Kemi shumë argumente. Rama bindi kryeministrin Hoti. Ne nuk kemi asnjë dokument për këtë iniciativë.

Nga fillimi ishte gabim. Nuk kishte gjithpërfshirje. Nuk është konsultuar Kosova. Mustafa nuk është i interesuar që të shkoj në zgjedhje. Kam kohë që nuk e dëgjoj çfarë thotë sepse jam e zënë duke u marrë me sfida, shumë prej të cilave janë për faj të tij.

Sa më parë të mbahen zgjedhjet, aq më mirë. Kurdo që të mbahen, qytetarët do të flasin”, tha Osmani.