Milionat që fluturojnë, vetëm gjatë prillit janë bërë 107 tenderë me 556 bileta avioni për udhëtime në grup

110
Sigal

 

Çdo ditë të javës në këto kohë krize, një pjesë e qeverisë është në ajër , teksa bën thirrje për kursim e solidaritet social, duke udhëtuar me taksat e shqiptarëve, por pa dhënë asnjë informacion, se përse shkojnë e çfarë produkti sigurojnë për interesat e vendit

 Ditën e shtunë, ministresha Belinda Balluku, tha se ajo dhe kolegët e saj me paga e shpërblime 3 milionë Euro, po ndjejnë pasojat e rritjes së çmimeve në shpenzimet familjare, ndërsa kryeministri Rama, vazhdon thirrjet për kursim e përballim të krizës me solidaritet social.Mirëpo këtë demagogji e rrëzoi vetë kryeministri Rama, i cili para 10 ditësh, i hipi avionit e shkoi për propagandë dhe piknik me 45 zyrtarë e gazetarë në Gjermani, Azerbajxhan e Turqi, por dhe tenderët për udhëtime ajrore, që publikohen çdo ditë nga ministritë e entet shtetërore.Sipas evidentimit në faqen e Buletinit të Prokurimeve, rezulton se vetëm gjatë 20 ditëve të para të muajit prill, titullarët e institucioneve qëndrore, kanë shpallur e kanë bërë 107 tenderë për udhëtime me avion në SHBA, në vendet kryesore të BE por edhe jashtë tyre.Me këto tenderë janë blerë 556 bileta avioni, ku rekord janë kryeministria, Ministria e Financave, Energji-Infrastruktura, Arsimi, Shëndetësia, Mbrojtja dhe entet e tyre publike si Posta, Agjencia e Koncesioneve etj.Çdo ditë të javës në këto kohë krize, një pjesë e qeverisë është në ajër, duke udhëtuar me taksat e shqiptarëve, por pa dhënë asnjë informacion, se përse shkojnë e çfarë produkti sigurojnë për interesat e vendit.Psh., në datën 20 prill, ministresha e Financave, Delina Ibrahimaj, shkoi me 5 persona në Ëashington e kthim, duke shpenzuar 10.2 milionë lekë vetëm për bileta, pa llogaritur shpenzime hoteli, ushqim e shërbime të tjera sipas pamfleti.Paralel me grupin e ministreshës Ibrahimaj, në Ëashington për të njëjtin takim,  shkoi dhe Guvernatori i Bankës, Gent Sejko me 8 persona po me taksat publike; por sipas informacionit, në grupet e tyre kishin futur nga 3-4 miq e mikesha, si gjoja “këshilltarë të jashtëm”.Në regjistrin e prokurimeve ka shumë tenderë të tjerë të shpallur e në proces, që do bëhen gjatë javës së fundit të muajit Prill e në fillim të muajit Maj; ku bie në sy fakti, se shefat e ministrive dhe enteve shtetërore udhëtojnë përherë në grupe.E pse të mos shkojnë e të bëjnë qejf, kur milionat e udhëtimeve janë nga taksat që paguajnë shqiptarët; prandaj për ta nuk ka krizë, paçksa se ministresha Balluku u betua, se po e përballon me shumë vështirësi jetesën nga rritja e çmimeve.

 

‘1 mln euro siguracione udhëtimi për punonjësit e Ministrisë së Jashtme’

Si asnjëherë më parë, qeveria do shpenzojë 926 mijë euro vetëm për të paguar siguracione udhëtimi për punonjësit e ministrisë së Jashtme deri në fund të këtij viti. Kjo procedurë luksi bëhet në një kohë kur nevoja për ato para është kaq e madhe për të mbuluar gropat e krizës. Me pak fjalë, qeveria do harxhojë 2800 euro për çdo diplomat shqiptar dhe familjarët e tyre për udhëtime imagjinare. Sipas dokumenteve të tenderit, ky siguracion do vlejë për 335 persona, diplomatët dhe familjarët e tyre.Vlera e këtij tenderi është edhe më e madhe se kostoja e vetë udhëtimit të diplomatëve shqiptare.Në këto kohe krize, udhëtimet janë kufizuar nga të gjitha vendet por për qeverine tonë kjo nuk përbën asnjë shqetësim për të vjedhur e shpërdoruar paratë publike.

Sigurimi i jetës së diplomatëve kushton 5 milion lekë në ditë, sa 25 560 përkrahje sociale në 1 vit

Nëse llogarisim se si janë shpenzuar 1 mln euro për sigurimin e shëndetit dhe jetës të diplomatëve në këtë situatë krize, i bie që ministria e Jashtme harxhon çdo ditë rreth 4 mijë euro. Me një llogari të thjesht 1 punonjës i diplomacisë ka 30 ditë leje të zakonshme, 96 ditë pushime të shtunë e të dielë, si dhe 15 ditë festa zyrtare. Në total bëhen 141 ditë pushime në vitë. Po t’i zbresim nga 365 ditë që ka viti, këta punonjës punojnë 224 ditë. Pra 1 milion euro po t’i pjestojmë me 224 ditë pune , i bie që Ministria e Jashtme harxhon 4464 euro ose rreth 5 milion leke në ditë. Me këto para do ishin paguar 71 asistenca sociale në ditë, ose 2130 përkrahje sociale në muaj. Dhe për 1 vitë do paguheshin 25560   të varfër me përkrahje sociale.