Miliarda fonde, që zhvaten duke u maskuar pas tenderëve absurd

562
Sigal

 

Qazim
Sejdini ngroh konviktorët dhe nxënësit me tallash, vetë ngrohet me kondicioner

 

BASHKIA ELBASAN

1. Emri dhe adresa e autoritetit
kontraktor Emri Bashkia Elbasan, Adresa Rruga Qemal Stafa Tel/Fax 355 54
400152/ (+355) 54 52246 E-mail [email protected]

2. Lloji i procedurës së
prokurimit : “Kërkesë për propozim” (prokurim me mjete elektronike).

3. Objekti i kontratës/marrëveshjes
kuadër: “Blerje pelet briket për
nevojat e Qendrës Ekonomike të Arsimit dhe Njësive Administrative”.

4. Fondi limit (nqs ka lote e
ndarë sipas loteve): 1,920,800 (një milionë e nëntëqind e njëzetmijë e
tetëqind) lekë (pa tvsh), vënë në dispozicion nga Buxheti i Bashkisë për vitin
2016.

5. Vlera totale përfundimtare e
kontratës (duke përfshirë lotet opsionet dhe nënkontraktimin): 2.299.815 (dy milionë
e dyqind e nëntëdhjetë e nëntëmijë e tetëqind e pesëmbëdhjetë) lekë (me tvsh).

Drejtëria e shëndetësisë në Kurjë,
kërkon pastruese me 8 klasë shkollë dhe me “CV” si pastruese

 

DREJTORIA SHENDETIT PUBLIK KRUJE

 

1. Njoftim për vend të lirë pune
Drejtoria e Shëndetit Publik Krujë shpall konkursin për 1( Një ) vend të lirë
pune në pozicionin Sanitare pranë D.SH.P Krujë

2. Kandidatët konkurrentë për këtë
vend pune duhet të plotësojnë këto kritere.

– Të ketë përfunduar shkollën 8
vjeçare

– Eksperienca në punë është
avantazh

3. Të jetë komunikues dhe i aftë
të punojë në grup

Kandidatët konkurrentë duhet te
dorëzojnë pranë DSHP Krujë brenda 5 ( pesë ) ditëve nga data e shpalljes së njoftimit
në buletinin e APP këto dokumente:

• Kërkesë me shkrim

• C V

• Kopje të dëftesës dhe të listës
së notave ( të noterizuar )

• Reference pune (nëse ka)

 E dha
malin me qira 100 milionë lekë për gurore, tani bën tender 300 milionë për ta
mbjellë me pisha

 

AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË
MBROJTURA FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT “Rehabilitimi i gurores/faza e dytë
Dajt” Për: Bashkimin e Operatorëve ekonomikë SHPRESA shpk dhe Al MexWood shpk
Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta Kulla nr.2, kati II & Elbasan Cekin, Rr. Nacionale
Gramsh, Elbasan Procedura e prokurimit: Procedurë e hapur Përshkrim i shkurtër
i kontratës: “Rehabilitimi i gurores/faza e dytë Dajt” Fond limit: 24,532,000
(njëzet e katër milionë e pesëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë pa TVSH. Data e
zhvillimit të tenderit: 21.11.2016, ora 11:00.

Tendera që anulohen në pritje të
atyre që duhet t’i fitojnë

 

SH. A UJËSJELLËS KANALIZIME, FIER

Njofton se procedura e prokurimit
(Kërkesë për propozime) me objekt “Blerje matësa mekanikë uji dhe pajisje ndihmëse”,
që do të zhvillohej në datën 06.12.2016 ora 10.00 anulohet, për arsye se njëri
nga anëtarët e njësisë së prokurimit është larguar për arsye shëndetësore
gjithashtu si pasojë e mos publikimit në sistem të tenderit në date 25.11.2016
afati prej 10 ditësh minimum për këtë procedurë është zvogëluar, kjo në përputhje
me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar përkatësisht neni 24 pika 1
shkronja ç dhe pika

 

INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE

Njofton se procedura e prokurimit
me objekt: “Sigurimi i aseteve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe
Drejtorisë së Arkivit Qendror për periudhën 1 vjeçare” me fond limit 5,000,000
(pesë milionë) lekë pa TVSH i zhvilluar më datë 11.11.2016 ora 11.00 anulohet.
Arsyeja e anulimit të kësaj procedure është mungesa e konkurrencës..

 

BASHKIA PËRMET

Njofton se procedura e prokurimit
kërkesë me propozim me objekt “Blerje Fadrome dhe Kamioni vetëshkarkues për bashkinë
Përmet”me fond limit te përllogaritur: 4 166 666(katër milionë e njëqind e gjashtëdhjetë
e gjashte mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashte) lekë pa TVSH e
llogaritur për t’u zhvilluar me datë 18.11.2016 ora 9:00 do të anulohet.

 

BASHKIA FIER

Autoriteti Kontraktor Bashkia
Fier bazuar ne Ligjin nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i
ndryshuar, neni 24 pika 1/ç njofton se procedura e prokurimit “Kërkesë për
Propozim” me objekt “Blerje pjesë këmbimi, bateri dhe riparime për automjetet”,
e zhvilluar më datë 09.11.2016 ora 11:00, anulohet për shkak të skualifikimit të
operatoreve ekonomikë pjesëmarrës në Buletini Nr. 48 datë 05 Dhjetor 2016
Agjencia e Prokurimit Publik Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i
Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 320/368 këtë procedure
prokurimi, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e
përcaktuara në dokumentet e tenderit.

 

BASHKIA CERRIK

 

Autoriteti kontraktor anulon
procedurën Shërbimi i transportit të kontenierëve dhe mjeteve teknologjike për
bashkinë Cerrik për shkak të numrit të pamjaftueshëm të ofertave (në prokurim
nuk u paraqit asnjë ofertë)