“Mikroçip”-e të sofistikuar në 400 makinat e blinduara, që përdoren nga persona privatë

1998
Nga këto, 100 makina rezultojnë të pajisura me leje për të qarkulluar, por janë nën kontroll ndërkombëtar
Aksioni i policisë për evidentimin dhe bllokimin e makinave të vjedhura, zbuloi edhe një fakt tjetër, që ka lidhje me botën e krimit dhe goditjen e tij. Në Shqipëri, qarkullojnë makina të blinduara, në pronësi dhe përdorim të individëve që nuk kanë lidhje me funksione shtetërore. Sipas ligjit, makinat e blinduara, lejohen të përdoren nga persona pa poste shtetërore, vetëm pasi të jenë të pajisur me leje qarkullimi prej policisë, shoqëruar me shkakun e përdorimit, që siç dihet është siguria nga sulmet e armatosura! Me këtë leje ligjore, deri tani janë pajisur 110 makina të blinduara private, të cilat janë në përdorim nga biznesmenë, politikanë, bankierë dhe të tjerë! Mirëpo, sipas burimeve të “Telegraf”, thuhet se në Shqipëri janë futur afro 400 makina të blinduara, gjysma e të cilave janë në qarkullim, të pa pajisura pa autorizimin e posaçëm të policisë, ndërsa pjesa tjetër e tyre, përdoren me raste! Këto makina janë të skeduara nga policia dhe po punohet për bllokimin e tyre. vetëm në dy ditët e aksionit të fundit, policia e shtetit bllokoi 20 automjete të blinduara që nuk ishin pajisur me autorizimin e policisë, 12 prej të cilave i përkisnin personave të botës së krimit! Zbulimi i tyre po bëhet në bashkëpunim me shërbimet sekrete të vendeve të BE, ku këto janë blerë prej institucioneve që i kanë nxjerr ato në shitje për efekt amortizimi ose rinovimi të makinave të zyrtarëve të lartë të qeverive, shërbimeve speciale dhe organizmave ndërkombëtarë si NATO, BE, OSBE, KiE, Europol etj. Këto makina, para shitjes tek personat privatë, janë marrë nën kontroll nga shërbimet hetimore anti-krim të vendeve përkatëse e ato të BE dhe janë pajisur me “pajisje përgjimi e identifikimi. Nuk janë pajisje të zakonshme, por aparatura tepër të sofistikuara që nuk zbulohen: dot prej përdoruesve dhe shërbimeve të tjera elektronike. Nëpërmjet këtyre aparaturave, makinat e blinduara që janë futur në Shqipëri, zbulohen si vend-ndodhje dhe kryhet përgjimi i përdoruesve. Këtë fakt e tregoi, suksesi i aksionit policisë, kundër automjeteve të tilla, të cilat janë në përdorim nga personazhe dhe grupe kriminale! Nëpërmjet aparaturave të përgjimit dhe ndjekjes së këtyre makinave, shërbimet antikrim të BE, kanë arritur të sigurojnë informacione për individë të përfshirë në krime, për veprimtaritë konkrete të tyre, për vendet dhe zonat ku veprojnë! nëse në Shqipëri, ka tolerancë ndaj këtyre makinave duke i konsideruara “tregues luksi”, në vendet e BE, nuk bëhet asnjë lëshim kur nxirren në shitje dhe blihen nga persona privatë, duke instaluar brenda tyre pajisjet speciale, me të cilat sigurohet informacion ndërkombëtar për periudhën që ato përdoren e janë në qarkullim, por edhe kur janë jashtë përdorimit! Shërbimeve sekrete shqiptare, u ka ardhur informacioni i detajuar i llojeve, fuqisë motorike dhe blerësve të këtyre makinave në Shqipëri, por edhe të shitësve të dytë e të tretë, por që ndodhen në territorin e vendit tonë.


Sigal