Mijëra të vdekur në det, RREGULLAT si të shpëtoni nga rreziku

569
Sigal

Çdo vit humbin jetën rreth 40 000 pushues në botë, si pasojë e rrymave të ujit në bregdet.

Ato krijohen çdo kund, në çdo plazh dhe nuk shihen me sy. Shkaktar janë erërat që fryjnë në drejtim të bregut të detit, relevi i ndryshuar i rërës nën sipërfaqen e ujit, apo shkëmbinjtë për rreth, ku thehen valët. Rrymat e tilla janë të njohur ma emrin “Rip Currents” në anglisht.

Në bregdetin shqiptar këtë vit kanë humbur jetën një varg qytetarësh në mungesë të njohurive, naivitetit apo mbivlerësimit të forcës së tyre personale. Kësaj duhet shtuar domosdoshmërish edhe kujdesi i pamjaftueshëm në bregdet për sigurinë e pushuesve.

Rip Currents, apo Rrymat e ujit RIP janë rryma shumë të rrezikshme. Ato krijohen shpejt, në ujëra të cekëta, krejt papritur dhe nuk mund të njihen me sy. Megjithatë në 80% të rasteve të goditurit nga këto rryma mund të shpëtojnë.

Po si mund të shpëtojë i godituri në raste të tilla.

Rregullat kryesore janë si në vijim:

Ruani qetësinë

Mos provoni të notoni në anën e kundërt të rrymës së ujit.

Në rast se përfshiheni nga rryma e ujit është më së miri të lejoni që rryma e ujit të ju bartë në det të hapur. Shpejtësia e saj është 2 deri në 3 metra në sekondë.

Mos e provoni të notoni në drejtim të kundërt sepse këtë nuk e arrijnë dot as notuesit më të mirë në botë.

Kur rryma e ujit t’ju ketë sjellë në det të hapur dhe ta ketë humbur fuqinë apo edhe të ketë pushuar fare, filloni të notoni anash rrymës në drejtim të bregut të detit. Mos kini frikë, ajo nuk do t’ju bartë shumë larg.

Nëse nuk mundeni të notoni deri në breg të detit, kthehuni me trup nga ana e bregut, ngriheni dorën lartë dhe thërrisni për ndihmë.