Mijëra qytetarë nga Gjirokastra drejt Tiranës/ Tritan Shehu: Para kryeministrisë për ti hapur rrugë ndryshimit

276
Sigal

Mijera simpatizante nga Qarku i Gjirokastrës janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e nëntë kombëtare të Opozitës së Bashkuar.

Sipas informacioneve, nga ky qark janë nisur drejt kryeqytetit rreth 2500 qytetarë.

Në një postim të tijin bënë Facebook, ish deputeti Tritan Shehu ku shkruan se, qytetarët do të jenë para kryeministrisë për të protestuar kundër varfërisë, papunësisë, diskriminimit, kundër atrofizimit të universitetit aty, degradimit të sistemit shëndetësor e arsimor etj.

Postimi i plote i Tritan Shehut: 

Qarku i Gjirokastres, i vendosur të mbrojë vlerat e demokracise e pluralizmit, përsëri në “rrugë” drejt Tiranës.

Janë reth 2500 protestues nga Gjirokastra, Permeti, Libohova, Tepelena, Dropulli e Këlcyrë, që do t’i bashkohen protestes së sotme.

Në fakt është shumica e banorëve të atij Qarku, që gjithmonë ka qeëe në radhë të parë për të mbrojtur atë që është më e shenjtë për Shqipërinë e shqiptarët, që me zemër e mendje do të jenë në Tiranë sot në darkë.

Do jenë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit pikërisht për të protestuar kundër varfërisë, papunësisë, diskriminimit, kundër atrofizimit të universitetit aty, degradimit të sistemit shëndetësor e arsimor, faktit që janë të detyruar të braktisin me mijëra atë trevë me vlera, pasuri e mundësi të mëdha etj.

Të gjithë sot në Tiranë për t’i hapur rrugë ndryshimit!