“M’i kërkoi për të ndihmuar një fëmijë me kancer”/ Mori 5 mijë euro nga një shpërndarës droge, nën hetim komandanti i policisë në Itali, dëshmia e shqiptarit

112
Sigal

Prokuroria Publike e Spoletos ka ngritur një akuzë ndaj komandantit të Stacionit të Folignos, Francesco Matalone, pasi shumë parash kishte kaluar në llogarinë e tij nga një shpërndarës droge shqiptar, i cili aktualisht është në arrest shtëpie.

Bëhet fjalë për një pagesës prej 5 mijë eurove që shpërndarësi e ka rregulluar në favor të komandantit.

Shqiptari u tha karabinierëve se atë shumë parash ia kishte kërkuar komandanti për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë, i cili duhej të operohej për kancer në kokë.

Sipas asaj që doli, kërkesa është bërë personalisht brenda kazermës së Folignos. Ishte vetë shpërndarësi që u tha karabinierëve që e ndaluan gjatë rrugës për në shtëpi. Në fakt, burri kishte leje të largohej nga shtëpia e tij për një periudhë të caktuar kohore. Duke u vonuar ai kishte justifikuar gjithçka duke thënë se ishte thirrur në kazermë ku kishte pasur një takim me komandantin që kishte bërë atë kërkesë.