Meteorologia: Si do të jetë moti gjatë ditëve në vijim

261
Sigal

Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb në një lidhje për “Abc-në e mëngjesit” deklaroi se reshjet do të jenë prezente gjatë gjithë javës në pjesën më të madhe të territorit ndërsa zonat e thella malore do të ketë dhe reshje dëbore.

Përsa i përket rajonit, Bani tha se moti i paqëndrueshëm do të mbizotërojë dhe në rajon, duke sjellë shira dhe reshje dëbore në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kjo javë do të vijojë të mbetet me mot të paqëndrueshëm. Do të kemi intervale me kthjellime por që reshjet do të jenë prezente gjatë kësaj jave, do të kemi mbizotërim të vranësirave, zhvillim të tyre herë pas here dhe pse nuk do të jenë në sasi të konsiderueshme, do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit dhe shumë pak reshje dëbore në zonat malore.

E gjithë java do të jetë me reshje, me vranësira dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Presim dhe rënie të temperaturave gjatë mëngjesit ku vlerat minimale do të zbresin dhe në -3 apo -4 gradë celcius, maksimumi parashikohet deri të mërkurën të mbetet 12-13 gradë celcius.

Më pas e enjtja dhe deri në fundjavë sjell rënie të temperaturave duke bërë që maksimumi të zbresë dhe në 10 apo 11 gradë celcius.

Deri të enjten në orët e vona të mbrëmjes presim një det të qetë me erë jo shumë të fortë por e premtja kryesisht pasdite dhe fundjava do të na sjellë fuqizim të erës duke arritur shpejtësi dhe mbi 60 km/orë duke shkaktuar një det të trazuar.”, u shpreh Bani.