Meta vlerëson tenorin spanjoll Placido Domingo me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

63
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, tenorin e famshëm spanjoll Maestro Placido Domingo.

Domingo, së bashku me Ermonela Jahon, interpretuan në skenën e Tetrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Për Metën, intepretimi i tij është i paharrueshëm dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe frymëzimin që u ka dhënë sporanove dhe tenorëve shqiptarë.

STATUSI NGA ILIR META

I jemi mirënjohës tenorit të jashtëzakonshëm me famë botërore, Maestro Plácido Domingo, për frymëzimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë, që u ka dhënë gjithmonë sopranove dhe tenorëve shqiptarë, të cilët e kanë nderuar kombin tonë me sukseset e tyre në skenat ndërkombëtare, si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu dhe shumë të tjerë.

Prania e kësaj figure të rëndësishme të muzikës dhe operës botërore, si dhe interpretimi i tij i paharrueshëm për artdashësit shqiptarë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ishte kënaqësi e veçantë dhe një ngjarje e madhe, që na nderon.

E çmova sot me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, sepse nuk mund të gjenim një Titull më të mirë vlerësimi për Maestro Plácido Domingo, se sa emrin e Heroit tonë Kombëtar, i cili vazhdon edhe pas kaq shekujsh të jetë frymëzim për rrugën europiane të Shqipërisë.