Meta uron Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë dhe publikon foton me Ibrahim Rugovën: Shembull frymëzues për Shqipërinë

101
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.

Meta ka zgjedhur që urimin e tij ta shoqërojë me një foto kur ai ka dalë vite më parë me Ibrahim Rugovën.

Meta thotë se Kosova në pak vite është shndërruar shembull frymëzimi për Shqipërinë dhe rajonin.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur! Ndajmë krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat dhe elementët shtetndërtues duke u kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin! Urimet më të përzemërta!”, shkruan Ilir Meta.