Meta tregon tre drejtimet ku do të fokusohet Partia e Lirisë: Nga lufta antikorrupsion, tek qeverisja e vendit

140
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar tre drejtimet se ku do të fokusohet partia e tij.

Meta tha se lufta kundërkorrupsionit, qeverisja e vendit dhe organizimi i partisë janë pikat kryesore.

Gjatë një mbledhje të zhvilluar nga struktura e përkohshme që drejton partinë, Komiteti Organizativ, Meta tha se shqiptarët janë popuj luanësh dhe jo lepujsh që të na nëpërkëmbin.

“Edhe kur situate ishte e paduruar. Ilir Meta nuk vë baste. Ilir Meta bën betim, bëri betimin në Kushtetutë? Tani ju e dini që nuk ju duroj. Edhe afati 5-vjeçar është. E kam mbrojtur Presidencën. Ka shumë halldupër dhe stomakprishur që mendojnë që po nuk dhe tendera dhe konçensione nuk ke pushtet. Të gjithë kundër i pati. Edhe ju për fat të keq, pasi i dhatë besën Lulushit duke djegur mandatet. Deri kur e bëri mandatin Ilir Meta? Bëra dhe shqiponjën në shenjë respekti. Në partinë e re të Lirisë kemi përsëri Shqiponjën. Jemi popuj luanësh, nuk jemi popuj lepujsh që të na nëpërkëmbin shërbëtorët e dushmanëve. Nga sot ju bëj të ditur që do punojmë në tre drejtime.

1. Revolucioni antikorrupsion,

2. Organizimi i Partisë së Lirisë duke u hapur dhe

3. qeverisja e vendit, përgatitja. Dy të parat do të jenë detyrat tona kryesore.

Përgatitja për qeverisje do jetë detyra ime kryesore. E para është revolucioni antikorrupsion. Ky është revolucioni për rivendosjen e lirisë dhe ndëshkimit” – tha Meta.