Meta: Siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme dhe urgjente e agjendës globale

131
Sigal

Presidenti Ilir Meta thotë se siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme dhe urgjente e agjendës globale.

Sipas Kreut të Shtetit, “kërkesa në rritje e madhe për naftë ka rritur jashtëzakonisht pasigurinë globale të energjisë në vendet e zhvilluara dhe veçanërisht në zhvillim dhe po ndikon në politikat qeverisëse të vendeve”.

Projekte të tilla si TAP apo IAP, thotë Meta, marrin një rëndësi të madhe në këtë moment dhe veçanërisht për të ardhmen e rajonit tonë dhe sigurinë energjetike të Europës.

Postimi i Metës

Siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme dhe urgjente e agjendës globale.

Agresioni i Ukrainës nga Rusia ka sjellë një tension të madh dhe po na mëson atë që dinim, por nuk donim ta nxinim: që të mos bëhemi të varur nga një burim energjie dhe vetëm nga disa vende të botës.

Kërkesa në rritje e madhe për naftë ka rritur jashtëzakonisht pasigurinë globale të energjisë në vendet e zhvilluara dhe veçanërisht në zhvillim dhe po ndikon në politikat qeverisëse të vendeve.

Të gjithë duhet të punojmë për: diversifikimin e burimeve të energjisë, veçanërisht në energjinë diellore dhe të erës; sigurimin e prodhimit vendas, veçanërisht për energjinë e gjelbër dhe sigurimin e shpërndarjes dhe aksesit për njerëzit tanë.

Falënderoj Presidentin Aliyev dhe Azerbajxhanin për mbështetjen e tyre në zbatimin e suksesshëm të gazsjellësve TAP dhe IAP!

Këto projekte marrin një rëndësi të madhe në këtë moment dhe veçanërisht për të ardhmen e rajonit tonë dhe sigurinë energjetike të Europës.