Meta: Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, të zgjidhen mosmarrëveshjet përmes dialogut!

195
Sigal

Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Ukrainë.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se bashkohet me shqetësimin e partnerëve të NATO-s për rritjen e numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në Ukrainë.

Meta shkruan se “Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike.”.

REAGIMI I METËS

Bashkohem me shqetësimin e partnerëve tanë të NATO-s për rritjen e paprecedentë të numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën dhe kërcënimit për fillimin e një agresioni ushtarak ndaj një vendi sovran dhe mik.

Kërcënimi dhe eventualisht agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbëjnë kërcënim direkt ndaj sigurisë evropiane dhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike.