Meta sërish paralajmërim për gjyqtarët e prokurorët: Një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe loti, mjerë ju!

180
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka paralajmëruar sërish gjyqtarët e prokurorët për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai i bën thirrje ta dëgjojnë mirë Presidentin, se nëse nesër derdhet një pikë gjaku ose loti, mjerë ata.

Meta ripërsërit se nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë.

STATUSI NGA ILIR META

Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës!

Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion.

Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë! 🇦🇱