Meta: Rama i përfshirë në aferën korruptive “McGonigal”, SPAK duhet të kishte nisur hetimet. Të ngrihemi kundër regjimit më 11 shkurt

85
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet për çështjen ‘McGonigal’.

Meta tha se ky është një skandal që provon korrupsionin e Ramës, ndërsa i kërkoi qytetarëve që të bashkohen më 11 shkurt në protestën kundër kësaj qeverie.

“SPAK duhet të kishte nisur hetimet për këtë skandal, që provon akuzat konkrete ndaj Ramës, që e ka shndërruar institucionin që çerdhe korrupsioni.

Duke realizuar një goditje me thikë në zemër Shqipërisë. Është kjo arsyeja se pse Shqipëria nuk ka bërë përparim ndaj luftës kundër korrupsionit.

Ndaj bashkëndaj të njëjtin qëndrim me Prokiç e cila me shumë të drejtë se Shqipëria ka ngelur në vend në luftën kundër korrupsionit. Ftoj shqiptarët, të bashkohen në 11 shkurt në orën 12:00 në protestën kombëtare.”, tha Meta.