Meta i uron 77-vjetorin e lindjes ish-Presidentit Meidani: Model frymëzues i shtetarit dhe politikanit të përgjegjshëm dhe atdhetar!

229
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka uruar 77-vjetorin e lindjes profesorit Rexhep Meidani. Me anë të një shkrimi në rrjete sociale, Meta i uron shëndet dhe jetë të gjatë ish-presidentit shqiptar, si dhe thotë, se ka qenë model frymëzues i shtetarit dhe politikanit të përgjegjshëm, mbrojtës i interesit kombëtar dhe ka kontribuar për demokratizimin e vendit.

Postimi i plotë:
Urimet më të ngrohta dhe përzemërta në 77-vjetorin e lindjes për Prof. Dr. Rexhep Meidanin: Gëzuar, me jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe energji të pashtershme!

Model frymëzues i shtetarit dhe i politikanit të përgjegjshëm dhe atdhetar, mbrojtës i interesit kombëtar dhe respektimit të institucioneve, personalitet i jashtëzakonshëm i shkencës dhe shembull i shkëlqyer i moralit, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, kontributet Tuaja pozitive dhe të gjithanshme, veçanërisht për demokratizimin e Shqipërisë, do të mbeten përherë të vlerësuara!