Mësuesit në Librazhd dalin në protestë: Të ulet çmimi i biletës së transportit

158
Sigal

Mësuesit e shkollave Funarës, Orenjë e Floq kanë dalë në protestë për pagesën e rrugës.

Ata kërkojnë kompensimin e biletës pasi rritja e çmimit të karburantit ka bërë që sot të mos udhëtojnë me furgonët e linjës.

“Kërkojmë të ulet çmimi i biletës së transportit, është e papërballueshme me rrogat që ne kemi si mësues,”-u ankua një mësues.

Protesta është mbajtur para Zyrës Arsimore ndërsa ata kërkojnë rritjen e pagesës së transportit.