“Mësues për Shqipërinë” për Arsimin Parashkollor / Ministrja Kushi takim bashkëpunues me kryetarë të bashkive dhe Shoqatën për Autonomi Vendore

291
Sigal

 

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, zhvilloi një takim me drejtuesen ekzekutive të Shoqatës për Autonomi Vendore znj. Adelina Farrici, si dhe Kryetarët e Bashkive Elbasan, Dibër dhe Dimal, për të biseduar në lidhje me mbarëvajtjen e portalit “Mësues për Shqipërinë” në lidhje me arsimin parashkollor.

“Ky portal, i cili ofron transparencë, efikasitet dhe meritokraci në punësim, do të vazhdojë të fuqizohet edhe në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe do të orientojë mësuesit e mirë edhe nëpër zonat rurale që cilësia e arsimit të mos varet nga gjeografia”- shkruan ministrja Kushi në një status në rrjete sociale.

Në këtë takim është diskutuar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm me njësitë e vetëqeverisjes vendore për një përfshirje më të madhe të tyre në procese të ndryshme në kuadër të decentralizimit.

“Ndërkohë, gjatë takimit u ofrova gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të mbështetur çdo lloj nisme në nivel lokal që lehtëson më tej marrëdhënien me qytetarët dhe shërbimin ndaj tyre”- përfundon statusin e saj ministrja.

***

Linku i publikimit:
https://www.facebook.com/103464624802314/posts/171640731318036/?d=n