Mësimi gati po fillon: 17 shkolla në qarkun e Tiranës nuk do presin nxënës

312
Sigal

Ky vit i ri shkollor do të nisë me sfidave të shumta për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe institucionet arsimore.

Mes vështirësisë për të zbatuar udhëzimin për rikthimin në bankat e shkollës, por edhe mungesës së godinave për shkak se një pjesë e tyre janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Këtë vit shkollorë për pritet të nis në fillim të muajit shtator në qarkun e Tiranës nuk do të hapen 17 shkolla. Report Tv disponon listën e shkollave që në shtator nuk do të presin nxënës, nga të cilat 11 do të ndërtohen nga e para, teksa 6 të tjerat do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. Nxënësit do të zhvendosen në godina të tjera, të cilat priten të përcaktohen në ditët në vijim.