Mësim deri në 20:00, prindërit në vështirësi

326
Sigal

Edhe në shkollat e periferisë mësimi zhvillohet me turne. Në shkollën 9-vjeçare “Kasëm Shima” në Kodër Mëzez mësimi nis në 8 të mëngjesit e mbaron në 8 të darkës. “Unë jam turni tretë. Motra turni parë”, shprehet një prind. “Po pres vëllanë të më marrë. Vëllezërit do më marrin, se e kam larg shtëpinë”,-thotë një tjetër. “Unë kam marrë leje nga puna. Po mundohem të ndërroj turnin në penë, për të sjellë vajzën në shkollë. Jam turk, jetoj në Shqipëri. Dy fëmijët do t’i marrë nusja, se nuk punon. Masat antikovid zbatohen. Matet temperatura dhe dezinfektohemi. Fëmijët i zbatojnë më mirë ato, jemi ne prindërit që duam edhe pak kohë, ose i harrojmë rregullat”,- shprehet një tjetër prind.