Mesha e Krishtlindjes mbledh mijëra besimtarë nga të gjithë rrethet e vendit, jepen mesazhe paqeje

576
Sigal

Mesha e vigjiljes së Krishtlindjes ka mbledhur mijëra besimtarë në të gjithë rrethet e vendit.

Në Shkodër kardianl Ernest Troshani zgjodhi të kremtojë meshën e Krishtlindjes në Trush, aty ku shërbeu  për vite me radhë. Përpara besimtarëve të krishterë ai apeloi që të mos humb shpresa në popull pasi lindja e Krishtit simbolizon lindjen e jetës, shpresës, dashurisë dhe paqes.

Në Lezhë, meshën para qindra besimtarëve të krishtere e udhëhoqi Arqipeshkëvi Otavio Vitale. Ai vuri theksin tek nevoja e ndihmes ndaj njëri tjetrit në mënyre që të jemi në paqe e harmoni të plotë.

Arqipeshkëvi Otavio Vitale: Duke pranuar jezusin që ka lindur tek ne na pret që të jetojmë në paqe dhe paqja është e nevojshme në cdo familje.

Në Fier, Mitropoliti Nikolla Hyka uroi të gjithë besimtarët ortodoksë për begati dhe prosperitet.

Mitropoliti Nikolla Hyka: Jetën tonë e ndriçojnë disa yje të tjerë të cilët ne shpesh herë nuk duam ti shohim dhe këto janë shqetësimet, vështirësitë familjarë. Nëpërmjet tyre zoti do të na drejtojë tek ai.

Në vendin tonë përveç drekës në familje, krishtlindja festohet edhe me vizita tek miqtë apo të afërmit.