Mesazhi i emigrantëve për Ramën: Ja 300 mijë vendet e punës që premtove

549
Sigal

Disa emigrantë kanë zgjedhur një mënyrë mjaft ironike dhe realiste në të njëjtën kohë për të protestuar ndaj premtimeve të pambajtura të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ata kanë filmuar veten në mes të një sere të mbjell me perime e ndodhur në Siçili sipas tyre, nga ku i kujtojnë Ramës premtimet për punësimin e 300 mijë personave.

“Edi Rama faleminderit që na ke futur në punë , ato 300 mijë vende që ke premtuar ja ku i kemi këtu në Siçili. Ndoshta atje në Shqipëri je punësuar vetë ti 300 mijë herë, se ne ne atje s’kemi parë vend pune. Jemi të detyruar të vijmë këtu, dhe këta na japin këtë (njëri prej djemve tregon patëllgjanin që e heq nga bima). Ja shiko çfarë marrim këtu. Sikur ke punësuar 300 mijë vetë ti, o legen, o legen burrë. Ikni ore ordinera”, shprehen ata.

Ata e mbyllin videon duke thirrur në kor, “Rama ik” dhe “poshtë komunistat”.