Prokuroria e Tiranës ka lëshuar tetë urdhër-arreste, shtatë prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.
Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Bledar Valikaj.
Siç mësohet mes të arrestuarve janë disa zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor, si dhe një mjek familjeje, të cilët akuzohen se merrnin para për xhamat e zinj të makinave.






















