Merrni çadrat me vete, reshje shiu në të gjithë vendin

275
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Do ketë reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mestar.

Në veri-verilindje në lartësinë mbi 600 metra do ketë reshje në formën e dëborës, ndërsa në juglindje reshje bore në lartësinë mbi 1100 metra. Mjegulla e dendur do jetë prezente në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e reshjeve do fitojë shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 7/11 re shi

Kukës 5/8 re shi /borë

Lezhë 8/11 re shi

Dibër 1/6 re shi /borë

Durrës 7/14 re shi

Tiranë 9/13 re shi

Elbasan 7/13 re shi

Berat 5/14 re shi

Vlorë 7/13 re shi

Korçë 1/7 re

Gjirokastër 4/12 re shi

Sarandë 6/13 re shi.