Merr flakë në ecje makina në Qafë Thanë

52

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Automjeti tip Audi A6 është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në momentin që ka qenë në ecje.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me persona të lënduar në lidhje me këtë ngjarje.

Policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.