Merr flakë makina në ecje, ja dyshimet e para

360
Sigal

Një automjet mësohet se është përfshirë nga flakët në orët e pasdites në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut rreth orës 16.30.

Deri tani sipas policisë shkak është bërë një defekt teknik.

Mjeti në pronësi të shtetasit Y.E ka marrë flakë në lëvizje dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.