Merr flakë furgoni në Shkodër, pronari: Isha tek mjeku, nuk kam konflikte

494
Sigal

Një furgon është shkrumbuar plotësisht në qytetin e Shkodrës.

Automjeti ka qenë i parkuar pranë një lavazhi në zonën ku është pika e kolaudimit të mjeteve.

Pjerin Naçaj është pronar i mjetit, ky i fundit ka pohuar se nuk ka konflikte me njeri.

“Isha në spital për një konsultë për sytë kur u ktheva gjeta automjetin në flakë…”ka thënë ai.