Merkel mbërrin në Tiranë shqiptarët e presin në shesh

610
Sigal

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjendet sot për një vizitë në Tiranë.

Pas ceremonialit shtetëror, Merkel vijoi me takimin kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në 15:30 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.

Ora 14:15 Ceremonia e pritjes zyrtare ne kryeministri
Nen tingujt e himneve te dy shteteve, fillimisht ai gjerman dhe me tej himbi yne kombetar, eshte pritur zyrtarisht ne vendin tone ne viziten e pare ne Shqiperi, kancelarja gjermane Angel Merkel. Ndjesia e kesaj vizite ishte e vecante aq sa te kujton ardhjen e papa Franceskut shtatorin e kaluar. Ashtu si Ati i Shenjte, edhe zonja Merkel u prit ne shesh nga qytetare shqiptare. Me daljen nga eskorta qe e shoqeroi nga Rinasi drejt Tiranes, Merkel eshte kthyer nga shqiptaret duke i pershendetur. 
Ora 14:00 Qindra qytetarë para kryeministrisë presin Merkel
Shumë qytetarë kanë dalë në qendër të Tiranës për të pritur Kancelaren Gjermane, Angela Merkel. Qytetarët janë rrjeshtur përpara kryeministrisë ku pritet të mbërrijë për herë të parë në vendin tonë, Kancelarja Merkel.
Entuziazmi për vizitën e saj duket tek qytetarët, një entuziazëm i cili ngjan edhe me ato që kemi parë kur vendin tonë e kanë vizituar Papa Françesku, ish- Presidenti amerikan Xhonxh Bush apo personalitete të tjerë Botërorë.  

Në orën 13:33 minuta, Merkel ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, ku është mirëpritur nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe zëvendësministrja e Jashtme Odeta Barbullushi.