Mënyra sesi duhen larë maskat copë

824
Sigal

Lufta kundër pandemisë vijon. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë mbajtjen e maskës në publik. Maska është veçanërisht e këshillueshme për njerëzit që jetojnë në zonat e goditura fort nga sëmundja e Covid-19. Ka një diçka që shumë nuk e kuptojnë: larja e maskave është po aq e rëndësishme dhe vetë vënia e tyre. Që kur Covid-19 u shfaq për herë të parë, shkencëtarët kanë studiuar për të mësuar se sa kohë virusi mund të jetojë në sipërfaqe të ndryshme. Një raport i ri i botuar në “The Lancet” thotë se virusi mund të jetë i pranishëm në shtresën e jashtme të një maskë deri në shtatë ditë.

Sa shpesh duhet t’i lani maskat prej cope?

Rekomandohet që larja e maskës të bëhet një herë në ditë. “Duhet të lahet në mënyrë tipike kur të kesh mbaruar punë me të. Llani maskën tuaj prej rrobe pas çdo përdorimi. Shmangni prekjen e fytyrës tuaj dhe lani duart para dhe pas”. Emily de Golian, një dermatologe tha që në mënyrë ideale, maskat nuk duhet të vendosen për më shumë se 30 minuta sepse lagështia nga fryma jonë e bën atë më pak të efektshme si një pengesë kundër transmetimit të koronavirusit. Nëse jeni punëtor i vijës së parë ose kaloni kohë në ambiente publik, ku masat për distancimin shoqëror janë të vështira për t’u mbajtur, konsideroni të lani maskën tuaj prej rrobe çdo dy orë, nëse është e mundur, këshilloi Marinov.

Cila është mënyra më e mirë për të larë dhe tharë një maskë fytyre prej cope?

Është e rëndësishme të theksohet se detergjentët me përbërës të ngjashëm zbardhues ose përbërës të tjerë aktivë duhet të përdoren kur lani maskat. Ata i vrasin mikrobet në mënyrë më efektive sesa pastruesit standardë, shpjegoi eksperti Rodosi. Larja në lavatriçe është optimale dhe materiali i maskës do duhet të përcaktojë temperaturën e ujit. “Maskat prej cope mund të lahen me ujin më të ngrohtë të mundshëm që materiali mund të përballojë,” tha specialisti. Temperatura duhet të jetë së paku 60 gradë Celsius. Ne nuk kemi studime për SARS-CoV-2, por SARS-CoV-1 i ngjashëm me të, vdes shpejt në temperaturat mbi 60 gradë. Thani maskën tuaj në nxehtësinë më të lartë të mundshme që rroba mund të përballojë”.