Mëngjesi nis me reshje shiu, në disa zona shtrëngata me rrufe

196
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot parashikohet mot i përkeqësuar në të gjithë vendin.

Reshjet e shiut do të nisin prej orëve të para pas mesnatës e gjatë gjithë ditës.

Intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët e përkohësisht mesatar.

Në veriperëndim e bregdet reshjet dhe në formën e shtrëngatave me rrufe të izoluara. Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi 1 deri 8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 9/19 re shi

Kukës 9/18 re shi

Lezhë 10/17 re shi

Dibër 6/16 re shi

Durrës 10/20 re shi

Tiranë 12/21 re shi

Elbasan 10/20 re shi

Berat 7/19 re shi

Vlorë 12/20 re shi

Korçë 8/15 re shi

Gjirokastër 7/21 re shi

Sarandë 10/21 re shi.