Megi Mustafaraj, një fytyrë edhe për ty!

56
Sigal

Nga Biora Vojka

Kujtdo që një ditë i ka ardhur shpirti në majë të hundës nga padrejtësitë sociale, me siguri do e ketë ndeshur Megin në ndonjë protestë. Ende s’po kujtoheni?! Po ju listojë protestën kur shembën Teatrin, atë para Kryeministrisë  për rritjen e çmimeve, mbrojtjen e të drejtave të grave etj., Imazhi  asaj thatanikes me flokë kaçurela bjonde dhe kurajoze, ngre zërin si detyrim shoqëror sa herë ku dëgjohet një padrejtësi me korrektesën më të madhe patriotike. Madje gjithmonë gjendet t’i vlojë gjaku për t’u treguar e përpiktë, psh; ditën kur do takoheshim bashkë nuk më la të shijoja e vetme atë ditën me shi, mbërriti veshur me një llojë qetësie  dhe  me kërkesën për të qëndruar jashtë, se vesi me i keq i saj është të tymos cigare.

E ngrohtë dhe me një shikim që më rrinte pingul në sy, më fliste për një ditë të gjatë , teksa sheshi ziente nga qytetarë të revoltuar. “Një popull spektator i fatit të vet paguan çmim të lartë”, shkruante në një pankartë aktivistja që prej 9 vitesh është pjesë e Vetëvendosjes. Për të kjo logo përfaqëson organizimin e shpresës, guximit dhe vetëbesimit kolektiv shqiptarë. Kështu nëse dikush do përmend Kosovën dhe nuk i etiketon qytetarët e saj me shqiptarë të Kosovës, do nxis reagimin e menjëhershëm të Megi Mustafaraj.

E pavarur, 27 vjeçarja  Megi që tashmë punon pranë portalit “Rrugapress” , ka lënë me kohë pas kanionet e Osumit të Skraparit për të jetuar vetëm në Tiranën e zhurmshme. “ I ka kanionet më të bukura se kudo tjetër” , thotë Megi teksa mimika i çelet më krenarinë që ka për vendlindjen. Edhe kaçurelat më të bukura pa mundim i sjellë në vete vetëm uji i atjeshëm, kur shkon vizitojë prindërit, të cilët i ka mbështetje për çdo gjë thotë me terezi. “Nga ato kam mësuar që e vogël të mbajë kokën lartë dhe të vë para çdo padrejtësi”, vijon ajo.  Pa vënë në dyshim rolin e padiskutueshëm të të dyve ajo veçon pak mamin si nxitësen më të madhe. Ndër gratë e tjera që kanë ndikim tek Megi ajo s’ nguron të  përmend disa ikona. “ Musine Kokalari, Marie Tuci, gratë që kaluan gjithë dhunën i dolën  kundër regjimit komunist në mbrojte të së drejtës për të besuar lirisht ”, tha ajo.

Tani në kohën ku jetojmë sipas Megit, vajzë dhe grua në Shqipëri do të thotë të kesh dyfish shtypje dhe dyfish arsye për të  vepruar.  Dy vendet nga ku nuk i ndahet shpirti Mustafaraj i shpjegon duke thënë një karakteristikë të momentit :”Një skaraparli është muzikant i lindur i muzikës popullore, kurse kur nuk e zbulon talentin e vetë është  shijues i jashtëzakonshm i asaj muzike popullore. Përvoja ka treguar që një shqiptar i Kosovës është më i prirur se të tjerët që të krijojë apo të bëhet pjesë  e çështjes politike shqiptare emancipuese”.

Jo pak herë u mahnita nga artikulimi, që duket qartë se përballë kisha një vajzë tejet të lexuar. Shumë pozitive dhe më vullnet human për të ndarë bashkarisht problemet e përbashkëta në shoqëri.” Njeriu dhe e tashmja e tij definohen përmes raportit të balancuar të të drejtave dhe detyrave ndaj sferës publike”, citoi shprehjen steriotipe për të.

Ashtu siç është bërë e zakonshme të dëgjojmë se : Shqipëria nuk bëhet më! Kjo stimuluar dhe nga papunësia dhe emigrimi që janë bërë plagë të shoqërisë. Gjithsesi Megi ka një mendim ndyshme nga kjo shprehje që gjëmon rëndomtë në ndonjë intervistë mediatike, sidomos të kohëve të fundit. “Ky vend nuk bëhet nëse ata që jetojnë në të janë të bindur  në masë për këtë gjë dhe bëhet nëse një pjesë e konsiderueshme do mendonte të kundërtën”, tha me një ton të irrituaar duke fajësuar masën për këto ide, dhe në të njëjtën kohë, motivuese  tha : ” Unë kam zgjedhur të jem në vendin tim “ vijoji plot vendosshmëri.

Megi nuk frikësohet të kundërshtojë ato që e shtrembërojnë të vërtetën, një ndër këto raste ishte atë natë teksa rrugët ishin bllokuar dhe dëgjoheshn thirrje,” Oligarkët na kanë zaptuar! Hajdutë, po vidhini pasurinë tonë dhe djersën tonë!  Lëshmoni, dhe sirena të vazhdueshme policie, që aty tutje merrini në komisariat ç’tu zinte dora.

“Ka nga ato media që ndërkohë që njerëzit kanë orë të tëra duke protestuar, në shi e në diell transmetojnë pamje sikur protesta ka mbaruar, kur shokët tanë i marrin nëpër komisariate se ngrihen për të drejtat e tyre të nëpërkëmbura. Është për të ardhur keq pasi, çmimi i naftës, bukës dhe energjisë i prek të gjithë pa dallim profesioni dhe ndonjë ndasi tjetër” ,tregon Megi teksa fik nxitimthi cigaren e  pestë. Po atë ditë teksa ajo kundështonte gazetaren e Topchannel, e cila nw vend që të raportone të vërtetën mbi ngjarjen, i parashtronte publikun idenw se njerwzit ishin twrhequr dhe nuk do tw protestonin, sakaq Megin e morën zvarrë për në komisariat.

Ndenja disa orë kësaj herë, thotë Megi duke më shpjeguar se herë të tjera ka rastisur edhe mw tepwr. “Pasi ke gjithë ditën që vrapon , këmbët të janë enjtur të shpërblehet me disa orë në komisariat”, vijon me një nënqeshje duke ironizuar situatën.

“ Policët rrinë në një dhomë të vogël pwrvete , të merret fryma nga moria e dosjeve aty. Vend i ftohtë, dhe jo aq i pastër, lëre që pastaj nuk ke ku ulesh, nëse ke fat karriga aty s’do jetë e thyer që të detyrohesh të zësh një cep. Pra janw kushtet dhe kur I cojnw nw komisariat a nuk rrinw nw paraburgim (qeli ) shpjegon Megi.  Ndonjëherë ti s’di as kujt t’i vësh fajin, se ai zotëria polic ndjek urdhërat e eprorëve të tij dhe duke marrë parasysh rrogën e ulët që përfitojnë, as nuk ka mundur të vendos ato dhëmbët që i mugojnë”.

Zërat qytetare lart e poshtë , sytë për të rregulluar situatën i hedhin te kryeministria, ku dhe protestuan për ditë të tëra. Studimet e reja jonë kurajoze i ka kryer për Shkenca Politike, nëse do i veshim petkun e Kryeministrit, Megit i lexohet në sy dëshira e madhe për ndryshim kur thotë se: “Nëse do isha Kryeministre do kishte ekonomi zhvillimore, jo zhvatje përmes kastash oligarikike të lidhura me pushtetin, prodhim më shumë se sa mbytje e prodhimit përmes tregëtimin abuziv, arsim cilësor dhe falas, shëndetësi cilësore dhe falas, politikë e jashtme që është në interest të politikës së brendshme dhe ccështjes kombëtare. Urbanistikë që nxit shëndet psikologjik dhe shpirtëror dhe jo që ndjek interesa të ngushta biznesi me pasoja të rënda si në ekonomi ashtu dhe në mirëqenien shpirëtore etj., liston Megi teksa na flet për përsomërinë përballë anës tjetër të monedhës që përfaqëson realitetin shqiptar.

A është ngopur vetëm me përfytirimin ajo? Jo, pasi do vijojë rrugën e duhur për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme, përmes zërit që reagon. Madje as nuk do donte të kishte kodin e një bombe bërthamore.” Nuk dua ta kem”, thotë e prerë duke të shtyrë të mendosh se asnjë rrugë jo paqësore nuk ka vend në përceptimin e Megit.