Mediat botërore: 650.000 bimë narkotike janë asgjësuar në Shqipëri

307
Shumë media të huaja kanë shkruar sot, e Hënë, mbi asgjësimin e bimëve narkotike kanabis, me vlerë që arrin deri në 7 miliardë dollarësh, gati sa tre herë buxheti vjetor i Shqipërisë. “Kryeqyteti i drogës në Europë, Lazarati, ka humbur një pasuri prej 7 miliardë eurosh prej Janarit,” shkruan në hyrjen e artikullit të gazetës gjermane Tagesspiegel. “Prej Janarit në Shqipëri janë shkatëruar mbi 650.000 bimë narkotike,” vazhdon më tej Tagesspiegel. Artikull të ngjashëm shkruan edhe The Sun Daily, ku sipas kësaj të fundit potencohet edhe shkatërrimi i 900 tonë bimëve narkotike. Më pas The Sun Daily, citon edhe shefin e policisë, Haki Cako, “se Shqipëria ka shkatërruar plantazhet narkotike në pjesën më të madhe të vendit”. Edhe në mediat tjera, atë austriake, ORF dhe gjermane, Die Welt, raportohet  lajmi i bimëve narkotike në Shqipëri. Artikujt përfundojnë se 279 persona janë arrestuar dhe 90 të tjerë janë në kërkim prej fillimit të kontrollit qeveritar për asgjësimin e grupeve të drogës.