“Më vrit, nuk e lëshoj’’, dëshmitari tregon momentin e grabitjes: Kambisti ishte i gjakosur

333
Sigal

Një i moshuar ka qenë dëshmitar i grabitjes në Korçë. Për mediat, ai ka treguar momentet e tmerrit, kur kambisti është përplasur me një prej autorëve.

Vasil Zoga thotë se kambisti Shefqet Muço ishte goditur nga autorët në kokë dhe fytyrë, por edhe pse i gjakosur kishte arritur të kapte një prej tyre duke e vendosur poshtë dhe nuk e lëshonte.

Bashkëpuntorët e tjerë sipas Zogës, e kanë kërcënuar Muçon ta lëshojë, por kambisti i është drejtuar me fjalët “Më vrit, nuk e lëshoj’’.

“Ishim në gjumë. Dëgjova zhurmë, e sulmuan nga rruga më sipër. Katër thanë ata, por unë një pashë që e kishte vënë për poshtë ky Shefqeti. Shefqet ishte i gjakosur, gruaja e goditur, djali i tij e shpëtoj.

Unë i thashë lere këtë mos e mbyt. I vajti tjetri me pistoletë, lëshoje lëshoje. Nuk e lëshoj vramë, i tha.

Dorezat pashë unë, maska s’di. Dorezat i kishte ky që zunë. Për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin. Lëre tani i thashë se vjen policia, u bë çu bë.

Shefqeti është godit në kokë dhe fytyrë. Doli gjithë lagjia. Njërit ia lidhën këmbët me tel”, tha Zoga.