Me urdhër të SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit, kontrolle në kompaninë “Evita” të biznesmenit

Forca të shumta policie dhe agjentë të BKH kanë zbarkuar prej disa orësh në ambientet e kompanisë “Evita” sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Burime pohojnë se forcat e BKH-së kanë ushtruar kontrolle edhe në një firmë tjetër dhe në një banesë në zonën e Selitës në Tiranë.

Sigal

Mësohet se aksioni është urdhëruar nga prokurorja e Posaçme, Dorina Bejko.

“Evita” sh.p.k është një kompani që ushtron aktivitetin në fushën e farmaceutikes dhe pajisjeve mjekësore.