“Më premtuan 50 mijë euro”, zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit që akuzohet për vrasjen e Behar Sofisë

286
Sigal

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i biznesmenit 66-vjeçar Behar Sofia, në mes të Tiranës.

Është zbuluar një pjesë e dëshmisë së autorit të dyshuar të krimit, 23-vjeçarit E., Sh, i arrestuar një ditë më parë në Mal të Zi.

Ii riu ka thënë para uniformave blu se e ka kryer krimin për 50 mijë euro.

23-vjeçari është shprehur se i ishin premtuar 50 mijë euro për vrasjen e Sofisë, shumë të cilën ai thotë se nuk e ka marrë.

Ai është shprehur se shumën prej 50 mijë eurosh do ta merrte në momentin e vrasjes së biznesmenit Sofia.

23-vjeçari ka dhënë edhe emrat e personave, që e kanë kontaktuar për krimin e rëndë, njëri prej të cilëve është shoqëruar dhe po merret në pyetje.

Organet e drejtësisë vijojnë hetimet për arrestimin e të tjerë personave, të përfshirë në krim, ndërsa ka gjasa që njëri prej të arrestuarve të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të rrëfejë gjithë të vërtetën.