Me pistoletë me fishekë gati për qitje, parandalohet krimi në Shkodër

480
Sigal

Policia e Shkodrës parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale dhe vuri ne pranga nje 43-vjecar, qe u kap me armë zjarri në brez, me fishek në fole gati për qitje. I arrestuar eshte shtetasi me inciale E. K., 43 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në brez, në rrugën “Isuf Sokoli”, të lagjes “Kongresi i Përmetit”, të qytetit Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” të DVP Shkodër, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe bllokimin e shtetasit të dyshuar”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave “Për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për festat e fundvitit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri” strukturat e Policisë së DVP Shkodër kanë shtuar prezencën e shërbimeve policore në territor duke ushtruar kontrolle të befasishme, bazuar këto edhe në informacionet e marra nga qytetarët.

Si rezultat i këtyre kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në brez, në rrugën “Isuf Sokoli”, të lagjes “Kongresi i Përmetit”, të qytetit Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” të DVP Shkodër, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe bllokimin e shtetasit të dyshuar, konkretisht:

E. K., 43 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fzik, Policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole gati për qitje dhe 29 fishekë të tjerë të vendosur në dy krehra.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan nëe cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, qëllimit të qarkullimit me pistoletë me fishek në gojë, pasi nga të dhënat e marra në rrugë operative dyshohet për përfshirje në një ngjarje të mundshme kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në ngarkim të shtetasit E. K., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.