Ministria e Mbrojtjes ka publikuar sot disa nga momentet e aksionit të Forcave të Armatosura si dhe ato të kërkim-shpëtimit gjatë evakuimit të banorëve në Darëzezë të Fierit.
Shumë prej banesave në këtë fshat ndodhen në ujë pas vërshimit dhe daljes nga shtrati të lumit Vjosë. Aktualisht në këtë zonë përveç FA-ve ndodhen edhe disa forca të FSK të Kosovës.
Ndërkohë, ura që lidh fshatin Darzezë me Fierin është shembur sot, duke izoluar kështu dy mijë banorë të zonës. Ura u shemb rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë, FA po punon për të ndërtuar një urë provizore. Për më tepër shihni pamjet që vijnë nga Darëzeza, ku banorët po transportohen me motobarka.