Me heroinë me vete, arrestohet shoferi dhe pasagjerja në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e drogës

216
Sigal

Një shofer bashkë me një pasagjere janë arrestuar në Tiranë me drogë. 34-vjeçari u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike kurse me vete kishte dhe 39-vjeçaren H.B.

Po ashtu policët i gjetën në mjet edhe një sasi lënde narkotike heroinë.

Nga ana tjetër në rrugën ‘’Jordan Misja” në Tiranë një 38-vjeçar ka goditur me thikë një 32-vjeçar.

Autori është arrestuar menjëherë kurse 32-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 34 vjeç dhe H. B., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që shtetasi M. Z., 34 vjeç, dyshohej se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe pasagjere shtetasen H. B., Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., 38 vjeç, sepse më datë 23.08.2021, në rrugën “Jordan Misja”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.