Gjimnazi Petro Nini Luarasi, klasifikohet në top-listën e shkollave më të vlerësuara  Evropiane

3559
Sigal

“Petroninasit”, në një realitet të merituar dhe të shumëpritur

Arsimi është investimi që ndikon thellësisht në zhvillimin tërësor të vendit, ai është një nga faktorët e rëndësishëm për zhdukjen e varfërisë, ku krijohen mjedise shkollore miqësore për nxënësit, pa dhunë, mjedise që ndihmojnë, kujdesen dhe kultivojnë vlerat demokratike dhe ofrojnë modele pozitive në shoqëri. “Petro Nini Luarasi” ka ndjekur  rrugën tradicionale të arsimit shqiptar duke e ndërthurur atë me risitë dhe metodat e reja pedagogjike dhe didaktike. Ka krijuar një kulturë të re pune dhe komunikimi, së pari me këshillin pedagogjik dhe më pas me nxënësit, prindërit, dhe komunitetin. Mundëson kushte që të gjithë nxënësit të arsimohen në bazë të mundësive të barabarta, duke nxitur dhe përkrahur fuqishëm edhe nxënësit me prirje të veçanta. Procesi mësimor zhvillohet  gjithmonë në mënyrë aktive dhe në përshtatje me nivelin e aftësive dhe interesave të nxënësve. Gjithmonë duke u përpjekur të ndërtojë  një klimë mbështetëse dhe inkurajuese për të gjithë aktorët bashkëveprues. Investimet ndër vite në mësimdhënie  kanë qenë një tjetër “çelës i suksesit” në “Petro Nini Luarasi”, i cili garanton ecurinë nëpërmjet orientimit drejt së ardhmes. Punës së stafit pedagogjik i bashkëngjitet  pasioni dhe ambicia  pozitive për të qenë gjithmonë pararojë në rezultate dhe arritje. Arritje të cilat në përvjetorin e 60-të të krijimit të shkollës kurorëzohen me  dekorimin  nga Presidenti i Republikës, Z.Ilir Meta, me titullin: “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivimin “Në shenjë mirënjohjeje me rastin e 60-vjetorit të themelimit, për veprimtarinë e çmuar arsimore, si dhe për edukimin dhe kultivimin e vlerave morale e njerëzore të brezave të rinj, duke i bërë shembull të qytetarisë në shoqëri”, por jo vetëm. Në renditjen  midis gjimnazeve të Tiranës sipas Kartës së Performancës për vitin mësimor 2018-2019  në mënyrë të merituar “Petro Nini Luarasi” rrëmben vendin e parë, duke lënë pas gjimnazet “Qemal Stafa”, “Ismail Qemali” si dhe “Sami Frashërin”.

 Vlerësimi është bazuar në treguesit :

 

  • Përqindja e nxënësve kalues në MSH 2019, lëndët (gjuhe shqipe, gjuhë e huaj, matematikë).
  • Nota mesatare e shkollës në në provimet e Maturës Shtetërore gjatë tre viteve të fundit
  • Diferenca e notës mesatare të MSH  2019 për lëndët (gjuhë shqipe dhe letërsi, gjuhë e huaj, matematikë) dhe vlerësimit të këtyre lëndëve në përfundim të klasës së dymbëdhjetë
  • Nota mesatare në MSH 2019, lëndët (gjuhë shqipe, gjuhë e huaj, matematikë).
  • Numri i fituesve në Olimpiada Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
  • Realizimi i objektivave të shkollës për vitin shkollor 2018-2019
  • Përqindja e orëve të munguara nga mësuesi dhe nxënësit kundrejt, të gjitha orëve totale mësimore
  • Përqindja e nxënësve të larguar nga shkolla, kundrejt nxënësve të regjistruar në fillim të vitit shkollor
  • Rezultatet e mësueseve në provimet e kualifikimit në 5 vitet e fundit.

Vendin e parë “Petro Nini Luarasi”e arriti në treguesit :

  • Përqindja e nxënësve kalues në MSH 2019,
  • Realizimi i objektivave të planit vjetor,
  • Përqindja e nxënësve të larguar nga shkolla kundrejt nxënësve të regjistruar në fillim të vitit mësimor,
  • Rezultatet e mësuesve në provimet e kualifikimit,

Tregues të cilët rrjedhimisht i dhanë fitoren e merituar VENDIN E PARË, më të mirët ndër gjimnazet e Tiranës.

 

Një nga pikat më të  forta të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” si shkollë Qendër Komunitare, është edhe përfshirja në aktivitete brenda shkollës dhe jashtë saj, kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat lënë gjurmën e tyre në krijimin e individit qytetar dhe social në shoqëri. Gjatë gjithë vitit ky gjimnaz  është përfshirë në shumë aktivitete sociale, kulturore dhe edukative, të cilat i kanë ardhur në ndihmë nxënësve  për të shfaqur talentin e tyre në fusha të ndryshme,por dhe për të hedhur dritë mbi rrugën e së ardhmes.

 “Petro Nini Luarasi” cilësohet edhe me një tjetër tipar, atij të qenit human.

Humanizmi është vlerë e petroninsave!

Tashmë duket se është  kthyer në traditë  që vlerat humane të petroninsave të trashëgohen nga njëri brez në tjetrin, vlera të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e të rinjve mbi vlerat humane dhe të qenit vullnetar.  Duket qartazi që orientimi i familjes petroninse është orientimi drejt ruajtjes së standardeve bashkëkohore. Për këtë qëllim shkolla harton plane afatgjata me qëllim që jo vetëm të ruajnë performancën e arritur por edhe të ecim të sigurt përpara. Përgatiti: Biora Vojka