Me doza kokainë në makinë, arrestohet 24-vjeçari nga Lushnja

471
Sigal

Drejton automjetin i pa pajisur me leje drejtimi, si edhe gjatë kontrollit i gjendet lëndë narkotike Kokainë, arrestohet në flagrancë nga policia rrugore.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•V.D., 24 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota” i pa pajisur me leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur 2 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.