Me “Audi” dhe shpejtësi përplasi këmbësorin në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

61

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29-vjeçar. Shtetasi me iniciale Xh. J., 29 vjeç, banues në Durrës është arrestuar, pasi në datën ka aksidentuar një 64-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 29 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. R., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Po ashtu një shtetas i cili është kapur duke vjedhur energji është arrestuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. S., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, bën të ditur policia.