Me armë zjarri në makinë, policia prangos 27 vjeçarin nga Mirdita

106
Sigal

Vijojne kontrollet për kapjen e personave në kërkim apo ato që lëvizin me armë.

Një 27 vjeçar nga Mirdita është arrestuar në afërsi të mbikalimit të Milotit me armë zjarri tip pistoletë në makinë. I riu është ndaluar gjatë kontrolleve blic të ushtruara në këtë zonë.

Ky është rasti dytë i armë mbajtjes pa leje që kapet në zonën e Krujës nga policia e këtij qyteti pasi vetëm një ditë më parë në pranga përfundoi një 38 vjeçar me precedent të theksuar kriminal.