Me 53.1 kg kanabis drejt Malit të Zi, arrestohet 47-vjeçari nga Shqipëria

242
Sigal

Oficerët e policisë kufitare të Malit të Zi, parandaluan kontrabandën e një sasie kanabisi dhe arrestuan G.L. (47) nga Republika e Shqipërisë.

Aksioni u realizua në orët e para të mëngjesit në zonën e Traboin. Të dyshuarit iu gjetën rreth 53.1 kilogramë lëndë narkotike e drogës, e cila ishte e paketuar në 58 pako.

Lënda narkotike ishte kontrabanduar nga Republika e Shqipërisë në vendin fqinj.

Prokuroria e shtetit malazez dhe oficerët e Sektorit për Luftën kundër Krimit u njoftuan për ngjarjen, dhe personi dhe lënda narkotike iu dorëzuan oficerëve të Qendrës së Sigurisë të Podgoricës për procedura të mëtejshme.