Më 25 qershor, numrat 2 e 6, do të dëgjojnë këtë njoftim: “Krediti juaj nuk mjafton, shtypni nr. 1 që të vazhdoni…”

1093
Humor dhe realitete, nga fushata e “Rilindjes” dhe e “Republikës së re”
Më 25 qershor 2017, numrat 1, 2 e 6 do të masin forcat përpara shqiptarëve në kutitë e votimit. Numri 2, që e ka partinë dhuratë nga ai që takohet natën buzë detit të Durrësit e kur shkon në Itali, Francë e Austri, po e kërkon “timonin” vetëm! Numri 6, që e ka partinë dhuratë nga ai që e solli duke e kaluar nga “Shtëpia e Verdhë” dhe që bënë sikur “nuk di asgjë” se çfarë çfarë bëhet në “parti çifligun” e tij me 4 mandate qeveritare të përdorura si “torta” e 100-vjetorit të Pavarësisë, po kërkon të bëhet përsëri “nuse e re” me “Republikë të re”, duke premtuar avaze të reja! Numri 1, që e ka krijuar partinë si forcë e re e shkëputur nga “plaka me kordele rozë”, duke u konsoliduar në përballje me intriga të nr. 2 e 6, po shkon në kutinë e votimit duke mos kërkuar “timon”, por votëbesim punësh. Në 8 vitet e fundit, pas lëpirjeve për të marrë “timonin”, Nr.1 i ka “hipur” e i ka mbajtur në pushtet 2-shin dhe 6-ën. Thonë, se më 25 qershor, mund të ndodh që 2-shi dhe 6-ta, pas numërimit të votave, të dëgjojnë zërin e “recepsionit” (KQZ), që t’u thotë përsëri, si në shërbimin celular: “Krediti juaj, nuk mjafton, nëse doni të vazhdoni bisedën, shtypni Nr. 1…”!
Sigal