“McGonigal ka tronditur opinionin publik,” Berisha s’i ndal akuzat: Rama u zhduk pesë ditë me kodin e heshtjes

88
Sigal

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat u ndal te skandali i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal me kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij po përdor kodin e heshtjes.

Ish-kryeministri tha se akti i kryeministrit Rama mund të ndërmerrej vetëm nga Enver Hoxha apo Kim Jong un.

Berisha u shpreh gjithashtu se pavarësisht se Rama thotë se ishte i sëmurë me grip, burimet sipas tij konfirmojnë se ai ka qenë jashtë Shqipërisë.

“Jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve kodin e heshtjes që po aplikojnë disa persona ndaj ngjarjes që ka tronditur thellë opinionin publik të SHBA, Shqipërisë, Evropës dhe mbarë vendeve të lira. Afera Edi Rama McGonigal është një nga aferat më të shëmtuara. Është një akt të cilin mund ta ndërmerrnin Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kim Jong un dhe vetëm ata.

Është një akt që kurrë një kryeministër i një vendi partner nuk mund ti lejonte vetes të ndërmerrte ndaj SHBA, vendit më kryesor në sigurinë e paqes, në hapësirën euroatlantike dhe në botë. Ndaj kësaj ngjarje tronditëse Edi Rama u zhduk pesë ditë me kodin absolut të heshtjes.

Edi Rama nuk foli një fjalë, u sëmur nga gripi diplomatik. Burime të tjera thonë se fluturoi jashtë vendit, por një gjë është e sigurt, pesë ditë me radhë në një kohë kur të gjitha mediat e botës lakonin për zi emrin e tij, për fat të keq të Shqipërisë, që kishte përdorur një ish oficer të sigurimit të shtetit për të korruptuar njeriun më të jashtëzakonshëm të FBI. Edi Rama hesht, si kurrë ndonjëherë në jetën e tij”, tha Berisha.