Mbytja e 10 vjeçarit në Mirditë/ Dyshime se trupi i vogëlushit ka “ngecur” në një urë të prishur, po punohet për devijimin e lumit

167
Sigal

Prej tre ditësh vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit që e mori rrjedha e lumit Fan teksa po ndiqte topin.

Polumbarët kanë rinisur edhe sot kërkimet për trupin e të miturit. Operacioni për gjetjen e trupit po vijon në HEC-in e Repsit.

Specialistët e RENEA-s, kanë dyshime se trupi mund të jetë pranë një ure të dëmtuar ndërsa po punohet me mjete për devijimin e lumit.

Ndërkaq kërkimet janë vështirësuar për shkak të terrenit të vështirë si dhe koha me reshje.

Ka dyshime se trupi i vogëlushit mund të ketë ngecur në një urë të prishur disa kilometra larg vendit ku u mor nga rrjedha.

Për të parë aty, trupat e kërkim-shpëtimit janë duke devijuar lumin Fan pasi në vend janë mbledhur shumë mbetje të tjera dhe e bëjnë të pamundur kërkimin.