Mbyllet me zinxhirë KZAZ-ja në Tropojë

497
Sigal

Persona të paidentifikuar kanë mbyllur me zinxhirë KZAZ-në nr.9 në Bashkinë e Tropojës. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune e cila përkon me heshtjen zgjedhore.

Nuk është e qartë nëse autorët janë mbështetës të opozitës apo kanë qenë persona të tjerë me qëllim provokimin e tensioneve.

Selia blu deri tani është distancuar nga të gjitha aktet e dhunës në disa KZAZ, duke deklaruar se ato që kanë ndodhur në Vau i Dejës dhe Dibër, janë skenarë të qeverisë.

Disa ditë më parë, mbështetës të opozitës thyen ambientet e KZAZ-së si dhe dëmtuan materialet zgjedhore.

Në flagrantë u arrestuan shtatë persona, ndërsa gjashtë të tjerë u shpallën në kërkim.

Ata akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me kundërshtim të punonjësve të policisë, dëmtim të materialit zgjedhor, si dhe organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme.