Mbyllen aplikimet për mësuesit, 5953 kandidatë

445
Sigal

5953 kandidatë për mësues aplikuan në portalin “Mësues për Shqipërinë”, i cili mbyll aplikimin më 1 korrik. Testimi i kandidatëve do të zhvillohet më 10 korrik në bazë të një kalendari. 1 korriku është dita e fundit në të cilët gjithë kandidatët për mësues në sistemin arsimor parauniversitar mund të aplikojnë në portalin “Mësues për Shqipërinë” online.

Zamira Gjini, drejtoresha e arsimit parauniversitar tha se aplikimet kanë nisur që nga data 24. ”Deri sot kanë aplikuar rreth 5953 mësues në portalin “Mësues për Shqipërinë”, nga të cilët 4300 do të marrin pjesë në testimin e informatizuar pas datës 10 korrik në Qendrën e Shërbimeve Arsimore”.

Testimi i kandidatëve për mësues në 10 korrik do të zhvillohet në bazë të një kalendari. ”Testimi do të organizohet sipas profileve me një kalendar me data të përcaktuara. Disa ditë do të jetë Gjuha dhe Letërsia, disa ditë Matematika. Testimi do të jetë dixhital, përgjigjja do të merret brenda ditës sikurse një vit më parë”. Vendet vakante për mësuesit do të shpallen në fillim të vitit të ri arsimor nga të gjithë drejtorët e shkollave dhe ata të drejtorive arsimore.